Telegrafi

Adele flet për thashethemet e fejesës dhe planet për një fëmijë me Rich Paul

Adele duket se ka një të ardhme të madhe të planifikuar me të dashurin e ri, Rich Paul.

Këngëtarja e “Easy on Me” mori pjesë në “The Graham Norton Shoë” në Mbretërinë e Bashkuar të enjten (10 shkurt) dhe foli për marrëdhënien e saj me agjentin e famshëm sportiv, por as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi nëse ata janë fejuar pasi kanë mbajti një unazë diamanti në Brit Awards 2022.

“Nëse do të isha, a do t’i tregoja ndonjëherë dikujt nëse jam apo nuk jam?” tha artistja britanike e cila ende mbante unazën.

Foto: Getty Images

Por tronditja e vërtetë erdhi kur prezantuesi Norton e pyeti Adelën për rezidencën e saj të shtyrë në Las Vegas dhe këngëtarja “Hello”, 33-vjeçe, siguroi shikuesit se do të riplanifikohej për këtë vit, sepse ajo planifikon të ketë një fëmijë.

“Absolutisht po ndodh 100 për qind këtë vit. Duhet të ndodhë këtë vit sepse kam plane për vitin e ardhshëm”, tha ajo.

“Imagjinoni nëse më duhet të anuloj sepse po bëj një fëmijë?”, u shpreh tutje Adele, shkruan PageSix.

Sa i përket arsyes pse vendosi të vonojë shfaqjen, Adele më në fund pranoi se nuk kishte të bënte me COVID-19.

“Unë u përpoqa maksimalisht dhe me të vërtetë mendova se do të isha në gjendje të bëja diçka së bashku me kohë,” shpjegoi Adele.

Foto: Getty Images

“Më vjen keq që vazhdova deri në ditën e fundit. Do të kishte qenë një shfaqje me të vërtetë gjysmake, dhe unë nuk mund ta bëj këtë.Njerëzit do të më shihnin në skenë dhe do ta kuptonin që nuk doja ta bëja. Unë kurrë nuk kam bërë diçka të tillë në jetën time dhe nuk do të filloj tani”, tha ylli i muzikës.

Adele, tha se po vonon të shpallë data të reja derisa të dijë se “gjithçka do të jetë patjetër gati”.

“Sa më shpejt të mund të njoftoj, aq më mirë, por nuk mundem ta bëjë këtë pasi nuk jemi ende gati”, tha ajo.

Theksojmë që fituesja e Grammyt konfirmoi lidhjen e saj me Paul, 40-vjeç, verën e kaluar pasi finalizoi divorcin nga Simon Konecki, me të cilin ka djalin 9-vjeçar Angelo. /Telegrafi/