Site icon Telegrafi

Adele fitoi 50 mijë euro në ditë vitin e kaluar

Adele është një prej këngëtareve më të suksesshme  të rrafshit ndërkombëtar.

Kjo ka bërë që edhe shifrat në llogaritë bankare të rriten të këngëtares britanike.

Ajo raportohet se gjatë vitit të kaluar ka fituar 18.6 milionë euro, përkatësisht 50 mijë euro.

Këto të ardhura 29-vjeçarja i siguroi përmes suksesit të albumit të fundit “25”, i cili doli në shitje në nëntor të vitit 2015 gjersa deri më tani janë shitur 20 milion kopje.

Kujtojmë se sipas një burimi të “The Sun”, asaj i janë ofruar 22.5 milionë euro për një koncert në Las Vegas.

Gjithashtu Adeles i janë ofruar 500 mijë dollarë për çdo perfomancë në “The Whynn Hotel”.

Ndryshe, pasuria e britanikes në vitin e kaluar ka arritur shifrat prej 141.1 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version