Këngëtarja pas gjashtë muajsh heshtjeje mediatike, më në fund në Instagram i ka qerasur fansat me fotografinë, e cila ka marrë një numër të madh pëlqimesh
Ajo është krenuar me linjën e trupit të cilën e ka çuar deri në perfeksion dhe fustanin i cili i rri shkëlqyeshëm.
Fustani në të cilin ka pozuar do të jetë hit i madh veror, andaj, krahas modeleve valëvitëse do të shihen edhe modelet ngjashëm me këtë të cilin ajo e bart.
Mëngët puf janë bërë aktualë gjatë dimrit, ndërkaq asgjë më pak në trend nuk do të jetë as gjatë sezonit veror, transmeton Telegrafi.
Duke pasur parasysh mëngët e dimensioneve të mëdha, është i shkëlqyeshëm për tërheqje vëmendjeje në pjesët kritike të trupit në të cilin gjenden disa kilogramë më tepër.
Ekspertët e modës kanë pasur vetëm një vërejtje – ajo ka të bëjë me ngjyrën. Këshilla e tyre është që për sezonin veror të zgjidhet ngjyra pak më të gëzueshme.
Ky model është zgjedhje e përsosur për dalje në qytet apo për të shkuar në ndonjë argëtim solemn.
A ju pëlqen juve ky model i fustanit? Na shkruani nëpërmjet komenteve. /Telegrafi/