Telegrafi

Adele i dhuron mësueses së saj të shkollës një biletë në vlerë afro 600 euro për koncertin e saj

Thuhet se Adele i ka dhuruar mësueses së saj të shkollës së mesme një biletë në vlerë 500 funte (590 euro) për ta parë atë në koncertin e saj në Hyde Park.

Këngëtarja 33 vjeçe, ‘shpërtheu’ në lot kur Emma Thompson e pyeti se kush e frymëzoi, pak para se në ekran të shfaqej mësuesja e saj e vjetër e anglishtes zonja McDonald, shkruan DailyMail.

Dhe tani Adele thuhet se i ka ofruar zonjës McDonald dhe familjes së saj biletat më të shtrenjta për ta parë performancën e saj në BST Hyde Park në korrikun e vitit të ardhshëm.

Një burim i tha The Sun: “Ribashkimi i Adele me zonjën McDonald preku zemrat e të gjithëve që e shikuan, por askujt më shumë se vetë Adele”.

Pasi audienca e ITV-së me ekipin e saj mori numrin e zonjës McDonald, në mënyrë që Adele të mund ta kontaktonte përsëri.

Lexo po ashtu Adele mbetet jashtë nominimeve të Grammy Awards 2022

“Ajo tani i ka ofruar biletat e saj më të shtrenjta të koncertit të cilat kushtojnë 500 funte (590 euro) asaj dhe familjes së saj për paraqitjen e saj në BST Hyde Park në Londër. Adele dëshiron të sigurohet që ajo dhe familja e saj të kalojnë kohën më të mirë ndonjëherë dhe nuk dëshiron asgjë më shumë se të trajtojë zonjën McDonald”.

Adele shpërtheu në lot kur u befasua nga mësuesja e saj e shkollës së vjetër ndërsa ishte në skenë gjatë regjistrimit të shfaqjes ‘An Audience’ në Londër më 6 nëntor.

Në një emision special të transmetuar në ITV të dielën, shikuesit panë aktoren Emma Thompson të pyeste superyllin se kush e kishte frymëzuar atë kur ishte e re.

Adele foli për ndikimin që kishte tek ajo mësuesja e anglishtes, pas së cilës Emma zbuloi se ajo ishte në të vërtetë në audiencë.

Adele tha: “Po, unë kisha një mësues në Chestnut Grove që më mësoi anglisht. Kjo ishte zonjusha McDonald. Ajo u largua kur unë isha në klasën e tetë. Ishte vetëm një vit, por ajo më futi vërtet në letërsi. Unë kam qenë gjithmonë e fiksuar pas anglishtes dhe padyshim që tani shkruaj tekste”.

“Ajo ishte kaq e lezetshme. Kaq angazhuese, ajo na bëri vërtet të kujdeseshim dhe ne e dinim se ajo kujdesej për ne”.

Ema më pas njoftoi se mësuesja e yllit ishte në audiencë, dhe Zonja McDonald më pas tha: “Faleminderit që më kujtove”.

Adele u përgjigj: “O Zot, ti me të vërtetë ma ndryshove jetën” përpara se ta pyeste nëse mund të merrte numrin e saj të kontaktit. /Telegrafi/