Këngëtarja britanike, Adele, pasi u nda nga bashkëshorti duket se ka filluar lidhje të re.
Bëhet fjalë për reperin Skepta, me të cilin është parë në një mbrëmje në Londër, çka ka nxitur reagime të shumta, shkruan Mirror.
Ndërkaq, ndërsa romanca e tyre po bën rrjetin, gjatë ditës së djeshme(e premte) ata janë parë në një restorant së bashku.
Disa burime kanë treguar se lokali është kërkuar të boshatiset në momentin kur të famshmit kishin arritur në vend.
Adele përndryshe është ndarë nga bashkëshorti në prill të këtij viti, ndërsa po luftojnë për kujdestarinë e fëmijës.
Kurse Skepta, gjatë viti të kaluar u përfol mjaft shumë për përleshjet që kishte pasur me modelen Naomi Campbell. /Telegrafi/