Telegrafi

Adele dhe Jennifer Lawrence entuziazmojnë fansat me praninë në një klub nate të komunitetit LGBT

Jennifer Lawrence dhe Adele kanë vendosur që të kalojnë një natë së bashku, ku përfunduan në një klub të famshëm të komunitetit LGBT në New York.

Të dy këngëtaret e famshme nuk e kishin planifikuar një gjë të tillë dhe me këtë rast kanë entuziazmuar të pranishmit.

Pamjet e dyshes se si po argëtohen kanë përfunduar në rrjetet sociale teksa shihen në gjendje të paparë deri më tani.

Shumëkush që kishte qenë në klubin Pierce dhe kishin përfunduar mbrëmjen më herët, janë penduar që kishin shkuar më parë në shtëpi.

Ndryshe, artistët nuk kanë folur për këtë rezultat dhe është e sigurt se kjo ndejë do të mbahet mend për një kohë të gjatë. /Telegrafi/