Adele i ka dedikuar këngën ‘Make you feel my love’ gjatë performancës së saj, të gjithë viktimave që rënë pre e sulmeve terroriste në Londër.
Në këtë të fundit, të mërkurën janë vrarë pesë persona si pasojë e një sulmi terrorist ndaj parlamentit britanik.
“Sot ishte dita e sulmeve terroriste në vendin tim të lindjes në Londër. Unë jam aktualisht në anën tjetër të botës dhe dua që ata të shohin dritat tona e të na dëgjojnë. Është shumë e çuditshme që nuk jam në shtëpi. Gjithçka që dua të bëj sot është të rri në shtëpi me miqtë dhe familjen time. Të gjithë janë mirë përveç 4 njerëzve që nuk janë, prandaj le t’ia dedikojmë këtë atyre”, tha ajo gjatë koncertit në Zelandën e Re.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/