Emmanuel Adebayor thotë se Arsenali nuk ka shanse për të fituar Premier League me Gabriel Jesus në sulm.
Sipas ish-sulmuesit, Topçinjtë kanë nevojë për një golashënues aktual, fokusi i të cilit do të jetë në kuadrat dhe jo në mesfushë.
Ish-anëtari i skuadrës londineze këmbëngul se Mikel Arteta ka nevojë të madhe për një sulmues të zonës.
“Për të fituar kampionatin, Arsenalit i duhet një sulmues që mund të jetë vetëm para portës dhe nuk i intereson sa herë e prek topin gjatë lojës”,tha Adebayor për talkSPORT.
“Siç ka bërë Haaland, si Aguero që nuk e preku shumë topin. Ata kanë nevojë për një sulmues që nuk ka nevojë të dalë dhe të jetë pjesë e lojës”, shtoi ish-sulmuesi togolez.
37-vjeçari ka qëndruar për tre vite te Arsenali nga 2006 deri më 2009 para se t’i bashkohej Manchester Cityt.
Në 142 ndeshje zyrtare me fanellën e Arsenalit, Adebayor ka realizuar 62 gola dhe ka asistuar në 19 të tjerë. /Telegrafi/