Telegrafi

Adebayor thotë se City mund ta fitojë titullin

Ish-sulmuesi i Arsenalit mendon se klubi i tij nuk duhet të luftojë për të qenë në top katërsh, por ka kualitet të mjaftueshëm për të fituar Ligën Premier.

“Ne kemi lojtarë për të garuar me cilindo ekip në Evropë, andaj po, ende më pëlqen të them se ne mund ta fitojmë titullin që në këtë sezon”, ka thënë Adebayor.

Pas katër fitoreve radhazi, City së fundi u mposht nga Manchester United, në derbin e dy rivalëve të qytetit.