Telegrafi

Adebayor të kthehet në kombëtare

“Për nëntë vite, unë kam vënë vendin tim para të gjithave, por tani gjëja më e rëndësishme për mua është jeta ime. Unë duhet të vë jetën time para vendit, sepse unë kam një familje të mirë dhe fëmijë të cilët duhet t’i edukoj”.

“Nëse federata është e mirë dhe nëse qeveria jonë është e gatshme të përmirësojë futbollin dhe të mos e përziejë politikën me sportin, atëherë unë do të ndërroj mendje. Sepse unë e dua futbollin dhe më pëlqen të luaj futboll, pasi që kam edhe disa çështje të papërfunduara”, tha Adebayor. /Telegrafi/