Telegrafi

Adebayor suspendohet për tre ndeshje

“Komisioni Rregullator sot e rishikoi akuzën për sjellje të dhunshme të ngritur kundër lojtarit të Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, pas incidentit me Robin van Persien gjatë takimit kundër Arsenalit të zhvilluar më 12 shtator”, thuhet në deklaratën në faqen zyrtare të FA.

“Që kur z. Adebayor e pranoi akuzën për sjellje të dhunshme, Komisioni Rregullator ia ka shqiptuar dënimin prej tre ndeshjesh moslojë, vendim që hyn në fuqi menjëherë”, shtohet më tej në deklaratë.

FA po ashtu ka thënë se një pjesë e rastit për sjellje të pavend kundër lojtarit do të rishikohet në të ardhmen. Adebayor do të mund të përballet me dënim shtesë për shkak të mënyrës se si e festoi golin e shënuar në këtë ndeshje.