Telegrafi

Adebayor shënon në fitoren ndaj Arsenalit

Përforcimet e verës kanë dëshmuar se City mund të jetë një ekip që mund të thyejë top katërshin, dhe këtë e dëshmoi me lojën dhe fitoren e sotme ndaj Arsenalit.

Qytetarët kaluan në epërsi që në pjesën e parë të ndeshje me anë të një goli të shënuar me kokë nga mbrojtësi Micah Richards me ndihmën e edhe të portierit Manuel Almunia (20’).

Pas shumë përpjekjeve, pjesa e dytë solli golin e barazimit për Arsenalin, me Robin van Persie që shënoi golin e parë të sezonit (63’). Por vendasit u përgjigjën shpejt duke çarë mbrojtjen e Arsenalit tre herë brenda 10 minutash.

Së pari Craig Bellamy riktheu epërsinë (74’), para se Emmanuel Adebayor ta zgjerojë atë në minutën e 80-të dhe të festojë golin në ballë të fansave të Arsenalit. Shaun Wright-Phillips fiku shpresat e mysafirëve me golin e katërt (84’).

E gjithë çfarë arritën topçinjtë ishte edhe një gol i dytë i të rikthyerit nga lëndimi Thomas Rosicky, dy minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.

Humbja është e dyta radhazi për Arsenalit, që të dyja nga ekipet e Manchesterit.