Telegrafi

Adebayor shënon në fitoren e Cityt

Sulmuesi nga Togo i dha një fillim të përkryer Cityt për sezonin 2009/10, duke shënuar golin e parë të ‘qytetarëve’ pas 150 sekondash lojë, për të treguar se pse ky ekip harxhoi 25 milionë funte për shërbimet e tij.

Ky ishte goli i nëntë që Adebayor i jep portierit të Blackburnit, Paul Robinson, pesë më shumë se që i ka shënuar në rrjetën e tash bashkë-lojtarit të tij, Shay Given.

Edhe pse Blackburn dominoi lojën, me më shumë raste për shënim, ishin sërish mysafirët që shënuan. Mesfushori Stephen Ireland vulosi fitoren në kohën shtesë të pjesës së dytë, duke dërguar topin prapa rrjetës së Robinson.