Telegrafi

Adebayor nuk pendohet për incidentin

FA dje i shqiptoi Adebayor-it dënimin prej tre ndeshjes moslojë për shkak të sjelljes së dhunshme, dhe ish-sulmuesi i Arsenalit do të mungojë në derbin e qytetit përballë Manchester Cityt këtë vikend.

“Më vjen keq që Robin u lëndua, por nuk mund të pendohem për diçka që nuk e kam bërë me qëllim. Gjithkush më njeh dhe e di se kurrë nuk kam pasur për qëllim ta lëndoj dikë, veçanërisht një ish-bashkëlojtar”, ka thënë Adebayor për The Sun.

Adebayor po ashtu është akuzuar për sjellje të pavend për mënyrën se si e festoi golin para fansave të Arsenalit.