Telegrafi

Adebayor: Nuk kam asgjë çfarë t’i dëshmoj Arsenalit

“Nuk mendoj se kam diçka të cilën duhet t’ia tregoj Arsenalit. Të gjithë e dimë se sa të mirë janë ata, por unë tash luaj për Cityn, andaj do të bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin tim”, ka thënë Adebayor.

“Do të jetë një ndeshje e mirë dhe do të jetë kënaqësi të luaj kundër lojtarëve të cilët i shoh si vëllezër, si Song, Clichy dhe Eboue. Të luaj kundër tyre do të jetë e çuditshme, por do të jetë mirë”, ka shtuar sulmuesi nga Togo.