Telegrafi

Adebayor: Nuk kam ardhur në City për para

“Njerëzit të cilët mendojnë se i jam bashkuar Cityt për para janë gabim. Nëse do ta kisha bërë për këtë arsye, do të kisha luajtur për Barcelonën ose Milanin në sezonin e kaluar. Ata më dhanë ofertë më të mirë se që më dha Arsenali për të qëndruar”, ka thënë Adebayor.

“Jam këtu për shkak të ambicieve të klubit. Dua të jem pjesë e klubit i cili synon të jetë më i madhi në botë. E di se kam shumë për t’i ofruar ekipit dhe do të punoj shumë ta arrij këtë”, ka shtuar sulmuesi nga Togo.

I pyetur nëse e ndjen presionin e konkurrencës me disa prej sulmuesve më të mirë në ligën angleze, Adebayor thotë:

“Jo aspak. Para se të vija në Arsenal, ata kishin Dennis Bergkamp, Thierry Henry, Robin van Persie, dhe unë nënshkrova. Nënshkrova edhe këtu, e di se ka shumë lojtarë të mirë. Ata sapo nënshkruan me Tevez, Santa Cruz, kanë këtu Benjani që është një mik i mirë i imi. Ata kanë shumë lojtarë të mirë, por edhe unë jam një lojtar i mirë”.