Site icon Telegrafi

Adebayor: Nuk më bëjnë përshtypje fishkëllimat

Sulmuesi i Crystal Palacet, Emmanuel Adebayor, thotë se ndjehet mirë kur fishkëllehet nga tifozët e ekipit kundërshtar gjatë ndeshjeve të futbollit.

32-vjeçari ishte cak i fishkëllimave gjatë barazimit 1 me 1 me Arsenalin të dielën në Emirates.

Togolezi kaloi tre vjet te “Topçinjtë” para se të largohej drejt Manchester Cityt më 2009.

“Nuk mund të them se jam mësuar sepse nuk është mirë të mësohesh me këto gjëra, por në fund të ditës gjithçka është në rregull. Moti ishte i mirë, luajtëm në Londër 20 minuta larg shtëpisë sime, duhet të jem i lumtur”, ka thënë ai për BBC, transmeton Koha.net.

“Nëse nuk jam i lumtur atëherë diçka është gabim. Duhet të jem i lumtur për atë nga jam dhe atë që kam arritur deri tani. Duhet të harroj gjithçka për inatçinjtë”, ka shtuar ai, transmeton koha.net.

Adebayor ka nënshkruar për Palacen në janar si lojtar i lirë.

Exit mobile version