Telegrafi

Adebayor: Kënaqësi të luaj me Balotellin

Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, duket se mezi pret të luajë përkrah Mario Balotellit, edhe pse zyrtarizimi i kalimit të këtij të fundit te City nuk është bërë.

“Unë kam pasur rastin të luaj përkrah shumë sulmuesve të mëdhenj, kështu që kushdo që do të vijë është i mirëpritur. Ne do të bëjmë gjithçka t’i ndihmojmë atij të përshtatet”.

“Balotelli me origjinë është nga Gana dhe ai luan për Italinë. Unë jam afrikan dhe për këtë arsye do të ishte kënaqësi të takohesha me të. Nëse ai do të nënshkrujë me klubin, atëherë mirë. Në fund të fundit me rëndësi është që duhet të sjellim lojtarë të cilët mund të na forcojnë për të fituar tituj”, tha Adebayor për Sky Sports News. /Telegrafi/