Telegrafi

Adebayor i turpëruar për Afrikën

Tre persona tashmë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar, pasi autobusi i Togos u sulmua nga disa rebelë të një organizate Fronti i Çlirimit në enklavën Cambinda të Angolas.

“Këto janë gjërat për të cilat do të vazhdojmë të themi – në Afrikë, ne duhet ta ndryshojmë imazhin tonë nëse dëshirojmë të jemi më të respektuar, por fatkeqësisht kjo nuk ndodh. Ne kemi shans me një prej turneve më të mëdhenj në botë, Kupën Botërore gjatë verës. Ndjehem i turpëruar dhe nuk është e drejtë”, ka thënë Adebayor./Telegrafi/