Telegrafi

Adebayor i tronditur pas sulmit ndaj kombëtares së Togos

Adebayor ka thënë se shumë prej bashkëlojtarëve të tij te kombëtarja e Togos dëshirojnë të largohen nga Kupa Afrikane me mundësinë e parë që kanë, pas sulmit gjatë të cilit janë plagosur dy lojtarë, ndërsa vozitësi i autobusit është vrarë në vend.

“Mendoj se shumë lojtarë dëshirojnë të largohen, nuk mendoj se ata dëshirojnë të jenë në këtë turne tashmë, pasi ata e kanë parë vdekjen. Shumica e lojtarëve dëshirojnë të rikthehen te familjet e tyre. Askush nuk mund të flejë pas asaj që kanë parë”.

“Ata kanë parë një prej bashkë-lojtarëve i cili ka plumb në trup, i cili qan, u cili humb vetëdijen dhe gjithçka. Andaj ne do të zhvillojmë një takim, çdokush do të shkojë në dhomën e vet, do të pushojë dhe pastaj do të shohim”, ka thënë Adebayor për Radio BBC./Telegrafi/