Telegrafi

Adebayor beson se City do të përfundojë në top katërsh

City shënoi fitore me rezultat 2-1 ndaj liderit aktual të kampionatit anglez, Chelseat, gjatë derbit të së shtunës, duke iu dhënë shtytje shpresave të tyre për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Ne do të vazhdojmë deri në fund, nuk do të heqim dorë. Do të vazhdojmë të luftojmë për njërën nga katër pozitat e para deri në ndeshjen e fundit. Do të jetë vështirë, por besojmë se mund ta arrijmë këtë”, ka thënë Adebayor.

Sulmuesi nga Togo po ashtu ka lavdëruar portierin e Cityt, Shay Given, i cili bëri disa mbrojtje të shkëlqyeshme përfshirë edhe penaltinë e Frank Lampard, për t’i siguruar fitoren ekipit të tij./Telegrafi/