Telegrafi

Adebayor: Arsenalit do t’ia vras shpresat për LK

“Koka ime, përqëndrimi im, fokus im, jeta ime është Tottenhami. Arsenali ishte jetë tjetër. Tani preferoj Tottenhamin dhe gjithë ajo që bëj i takon Tottenhamit. Nuk më intereson ajo që bën Arsenali, ajo që arrin Arsenali. Ky nuk është problemi im”.

“Nëse mund t’i vras, definitivisht do t’i vras sepse ne jemi në një sport ku duhet të bëni më të mirën për ekipin tuaj. Dhe tani jam te Tottenhami dhe dua të bëj më të mirën për Tottenhamin. A mund të lëshojë pikë Arsenali në javën e fundit? Po, pse jo, ata e bënë këtë gjatë gjithë sezonit”, ka potencuar togolezi.

Arsenali ka një pikë më shumë se sa Tottenhami një javë pa përfunduar kampionati anglez. Arsenali është në vendin e katërt, kurse Tottenhami është në vendin e pestë. /Telegrafi/