Basketbollistja e talentuar e kombëtares së Kosovës U-18, Adea Kastrati, që luan në pozitën e organizatores, po mahnitë suedezet.
Gazetarja suedeze Caroline Wickmark ka shkruar për dy basketbolliste të talentuara, Cassandra Whatts dhe Adea Kastrati, kjo e fundit është nga Kosova. “Blerjet e reja ngrisin me HBBK. HBBK vazhdon të tërheqë talentet e reja.
Ëndrra për t’u bërë profesioniste e Cassandra Whatts dhe Adea Kastrati bëri që ato të jenë në klubin Helsingborg. Cassandra Watts dhe Adea Kastrati konsiderohen premtuese, dhe kanë marr këshilla për të përmirësuar të ardhmen e tyre”, thotë Whatts.
Kapitenia Adea Kastrati e Përfaqësueses së Kosovës U-18, u dallua gjatë kësaj vere në kombëtare në kualifikimet evropiane. Adea shënoi mesatarisht 24.9 pikë dhe mori një çmim si pikëshenuesja e dytë më e mirë edhe pse kishte një lojë më pak se pikëshenuesja e parë.