Telegrafi

Adama Traore është kontaktuar nga klubet e NFL – arsyeja tashmë është e ditur

Adama Traore po kërkohet nga klubet e NFL shkaku i shpejtësisë dhe fizikut të tij.

Bashkëlojtari i tij te Wolverhampton Wanderers, Romain Saiss ka zbuluar se spanjolli po kërkohet nga skuadrat e rugbyt.

Kualitetet e tij dhe fiziku që posedon, kanë bërë që shumë skuadra nga Amerika të tentojnë transferimin e tij.

“E takoj çdo ditë atë, pasi stërvitemi në të njëjtën palestër”, ka thënë Saiss në një intervistë për RMC Sport.

“Ndoshta ai ka një palestër të fshehtë në shtëpi, por kur është me ne ai asnjëherë nuk stërvitet për të fituar muskuj. Ai është i shpejtë, shumë i shpejtë”.

“Më kujtohet kur i kam thënë: ‘Po vrapon si një lojtar në futbollin amerikan’. Ai më tha se në kohë kur luante te Barcelona, skuadrat nga NFL tentuar ta transferonin atë”.

Lexo po ashtu Forma e shkëlqyer te Wolves – Liverpooli tenton transferimin e Adama Traores

“Shumë persona kanë thënë se ai nuk mund të luajë më futboll për shkak të muskujve të tij, por që ai u ka dëshmuar të kundërtën”, ka shtuar më tej ai.

Traore aktualisht lidhet me një kalim te Manchester City dhe Liverpooli, derisa Wolves i duan 82 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/