Telegrafi

Adama Traore befason të gjithë me fizikun, shpejtësinë dhe forcën e treguar në debutim te Spanja ndaj Portugalisë

Sulmuesi anësor, Adama Traore ka debutuar me Kombëtaren e Spanjës në ndeshjen ndaj Portugalisë të zhvilluar të mërkurën mbrëma.

Spanja dhe Portugalia luajtën baras me rezultat 0-0 në miqësoren e luksit të zhvilluar në Estadio Jose Alvalade të Lisbonës.

Në këtë ndeshje, trajneri i Spanjës, Jose Enrique iu dha mundësi shumë lojtarëve të rinj të luajnë minuta, ndërsa disa nga ta debutuan.

Lexo po ashtu Kombëtaret e mëdha sot ishin në fushë, Italia dhe Franca dhuruan spektakël – Spanja e Gjermania marrin barazime

I tillë ishte edhe sulmuesi i Wolverhampton Wanderers, Adama Traore, i cili debutoi për Spanjën.

Traore u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të të ndeshjes në vend të Sergio Canales, ndërsa befasoi të gjithë me fizikun e tij të hatashëm.

Përveç kësaj, Traore befasoi teleshikuesit edhe me shpejtësinë dhe forcën e treguar gjatë një aksioni.

Sulmuesi muskuloz kishte një pas inkuadrimit, kur Francisco Trincao kishte hapësirë rreth 20 metra para tij, por ai e zuri dhe e rrëzoi me vetëm një kontakt të vogël. /Telegrafi/