Ish-mesfushori i Liverpoolit, Charlie Adam ka thënë se Kylian Mbappe do ta ishte pasuesi ideal i Mohamed Salah nëse Reds vendosin ta largojnë egjiptianin.
Raportet kanë pretenduar se Mbappe do të preferonte një transferim në Anfield, pasi ai duket se do të largohet nga PSG këtë verë.
Me Mbappe të vlerësuar rreth 150-200 milionë funte, Adam mendon se Salah do të duhet të hapte rrugën për ardhjen e yllit francez.
“Unë mendoj se do të ishte shumë e vështirë për vendin ku Mbappe luan”, ka thënë fillimisht Adam për BBC Radio 5.
“Mendoj se Roberto Firmino është lojtari ideal se si luan Liverpooli dhe çfarë përpiqen të bëjnë”.
“Salah dhe Sadio Mane, pasi kanë ardhur në ekip kanë qenë të bujshëm”.
“Unë do të largoja Salahun. Mbappe është ylli tjetër i madh i futbollit”.
“Ai e di atë vetë, ai tha se në një intervistë jo shumë kohë më parë se “Unë e di që unë jam një superyll”.
“Ju do të duhet të shkoni në Salah, por kjo varet nga vendi ku ai do të luajë”.
“Nëse do të harxhoni 150-200 milionë funte në Mbappen, ai do të luajë çdo javë”, përfundoi ish-mesfushori. /Telegrafi/