Site icon Telegrafi

Adam Levine uron gruan për ditëlindje duke e quajtur “lavire” (Foto)

Adam Levine ka pasur një arsye shumë të veçantë për të festuar gjatë ditës së sotme (e mërkurë).

Kjo, pasi bashkëshortja e tij Behati Prinsloo feston ditëlindjen e saj të 28-të.

Me këtë rast, ai ka vendosur t’i bëjë një urim mjaft të çuditshëm në rrjetin social Instagram.

Lexo po ashtu ​Christina Grimmie mbetet e paharruar (Video)

Levine ka publikuar një fotografi të bashkëshortes, ndërsa çuditërisht në urimin e tij ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen për “laviren më të keqe në botë”, “nënën më të keqe”, gruan më të keqe”. Mbretëresha ime”.

Sigurisht që të gjitha këto fjalë në thonjëza Adam i ka shkruar me satirë, ndërsa ka menduar që në këtë lloj forme ta bëjë sa më të veçantë urimin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version