Ata janë martuar në vitin 2014 dhe janë prindër të një vajze e cila ka lindur në shtator të vitit 2016.
Adam Levine dhe Behati Prinsloo pritet sërish bëhen prindër të një fëmije, gjinia e të cilit nuk është bërë i ditur.
Modelja e Victoria’s Secret ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram ku i dallohet barku dhe ka shkruar “Raundi 2”.
Çifti me siguri duhet të jetë shumë i gëzuar për këtë engjëll të vogël që po vjen që bashkë me Dusty Rose dhe Engjellin e Victoria Secret’s do e bëjnë shumë të lumtur këngëtarin e Maroon 5, i cili prej disa sezonesh është trajner në The Voice.
Ndryshe, Adam është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/