Telegrafi

Adam Levine me skena ‘të nxehta’ me aktoren Alexandra Daddario në klipin e ri “Wait” të Maroon 5 (Foto/Video)

Maroon 5 të enjten promovuan këngën e tyre më të re me titull “Wait”.

Vokalisti i grupit, Adam Levine është paraqitur me skena ‘të nxehta’ në klip, krahas aktores së njohur amerikane Alexandra Daddario, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Mashkulli më seksi i vitit 2013, ka promovuar gjithashtu tatuazhet e tij të shumta në trupin e tij, duke u shfaqur gati nudo.

Adam Levine shfaqet gati nudo në klipin e ri të Maroon 5, “Wait”, duke vënë në pah edhe tatuazhet e shumta të tij

Në anën tjetër, ishte Alexandra Daddario e cila luajti me profesionalizëm në klip, ndërsa shfaqej e veshur me të brendshme dhe në taka të kuqe në një arkivol.

Alexandra Daddario luajti me mjaft profesionalizëm në klip, teksa nuk munguan skenat “e nxehta”

Në një sekuencë tjetër, 31-vjeçarja u gjend përball fytyrës të Ademit ndërsa shijonte një dush të veshur me të brendshme.

Gjatë gjithë videos së shoqëruar me makth, Levine nuk mund të shpëtojë nga fatkeqësia me Alexandran, edhe pse me butësi e ledhaton fytyrën e saj në bojë të ngjyrosur.

Në klipin “Wait” nuk munguan edhe puthjet dhe ledhatimet nga protagonistët e tij

Kënga “Wait” është pjesë e albumit të gjashtë të grupit, i cili ka fituar tri çmime Grammy.

“Wait” gjithashtu renditën në top 14 këngët më trendy të momentit, në kanalin YouTube. /Telegrafi/