Site icon Telegrafi

Adam Levine i bendit “Maroon 5” bëhet baba për herë të dytë

Adam Levine ka edhe një arsye më tepër për të festuar ditën e sotme.

Këngëtari britanik dhe Behati Prinsloo janë bërë prindër për herë të dytë.

Frontmeni i grupit “Maroon 5” dhe engjëlli i “Victoria Secret’s”, u bënë prindërit e një vajze që e kanë pagëzuar me emrin, Joy Greys.

Çifti u martua në vitin 2014 ndërsa dy vjet më vonë u bë baba i vajzës, Daddy Rose gjersa këtë vit do të festojnë përvjetorin e tyre të katër të kurorëzimit.

Përndryshe, biondina është e vetmja femër që arriti t’i rrëmbejë zemrën e artistit ndër më të kërkuarit në botën e shoubizit ndërkombëtar.

Vlen të theksohet se në një moment Levine u kishte kërkuar falje të gjitha femrave që nuk kanë mundur të jenë në krah të tij.

Adam Levine kujtojmë se është duke punuar në albumin e ri me anëtarët e bendit, të cilin do ta nxjerrin në shtije gjatë fundit të vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version