Telegrafi

Adam Lallanas nuk i bën mirë ndeshja te U-23, kap për fyti kundërshtarin dhe ndëshkohet me karton të kuq (Foto/Video)

Adam Lallana që nuk po luan në Ligën Premier, sot ishte në fushë ne skuadrën U-23, por që kaloi një moment aspak të mirë në ndeshje ndaj Tottenham.

Lojtari i kombëtares angleze u dërgua jashtë me kartonë të kuq pas një kacafytje me një lojtar të ri që ishte në fushë.

Ai ishte pjesë e disa ndërhyrjeve të rënda, por që zemërimi i tij u rrit kur mesfushori i Tottenham, George Marsh, e rrëzoi pas një dueli në ajër.

Lallana para duelit

Lallana ishte shtrirë në tokë, por kërceu dhe e kapi Marshin rreth qafës. Ati menjëherë iu shfaq një karton i kuq.

Lallana pas duelit

Ky episod duhet të harrohet menjëherë nga lojtari, pasi është një njollë e zezë në karrierën e tij, sipas medieve angleze, por që ai nuk do të suspendohet dhe mund të luajë që në javën e ardhshme për ekipin e parë.

Menaxheri i Liverpool U-23, Neil Critchley tha: “Unë kurrë nuk e kam parë Adamin të reagojë ashtu”.

“Dua ta shoh përsëri incidentin. Ishte ironike pasi ishim gati ta fusnin në lojë Liam Millarin. Ai ishte duke dalë jashtë”.

Dalja nga fusha

Mesfushori do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Ligës Premier ndaj Southamptonit.

Liverpool e humbi këtë ndeshje me rezultat 1-0. Danny Ings, Dominic Solanke dhe Ben Woodburn, ishin pjesë e Liverpoolit në këtë ndeshje. /Telegrafi/