Site icon Telegrafi

Acura tregon modelet e reja, në mesin e disa makinave që i ka lansuar më herët

Reklama e re e Acura, kë bërë bashkë disa prej makinave më të mira, që janë shumë të pëlqyeshme

Në reklamën e re, Acura e ka treguar modelin e ri që do ta lansojë, në mesin e makinave që i ka lansuar më herët, që do të pësojnë ndryshime në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

“Më pak fjalë, më shumë vozitje” është moto e kësaj kampanje, me të cilën është dashur të tregohen rrënjët e prodhimit të makinave të këtij prodhuesi japonez.

Gjithçka fillon me Integra Type R dhe NSX të prodhuar më 1991 si dhe të njëjtin model, që do të arrijë gjatë vitit të ardhshëm. Pak më vonë, shfaqet edhe ILX duke iu nënshtruar procesit te testimit të nivelit të sigurisë.

Bashkë me këto vetura, Acura ka treguar edhe trashëgiminë e makinave sportive si IMSA Daytona dhe ARX-05, që voziten nga pilotë profesionistë.

Krahas makinave që i ka lansuar më herët, Acura ka treguar edhe modelet e reja që i cjellë në të ardhmen si Type S, TLX dhe MDX, që është një makinë SUV shumë e mirë. /Telegrafi/

https://youtu.be/rsCROs_3l7I

Exit mobile version