Automjeti i parë plotësisht elektrik i Acura-s është tani i disponueshëm për t’u porositur, derisa dërgesat e para planifikohen të nisin në fillim të vitit 2024.
Acura ZDX 2024 fillon me një çmim prej 60 mijë dollarë dhe do të vijë në disa modele, duke përfshirë modelin bazë A-Spec me një motor të vetëm me rrota të pasme (RWD), transmeton Telegrafi.
Një version më i shtrenjtë “Type S” me dy motorë me 500 kuaj fuqi fillon prej 70 mijë dollarë.
Acura pati thënë më parë se ZDC do të ketë një rreze të vlerësuar prej 523 kilometra dhe do të ketë një sistem operativ të mundësuar nga Google. /Telegrafi/