Site icon Telegrafi

Action Bronson thotë se refuzoi të ishte pjesë e “Euphoria” në rolin e një tregtari të drogës

Foto: Instagram

Artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, Action Bronson, ka zbuluar se dikur i është ofruar një rol në “Euphoria”, por e ka refuzuar.

Në një intervistë të fundit për Complex, reperi ka reflektuar mbi rolet e tij të fundit në aktrim, duke përfshirë “The Irishman” dhe “The King of Staten Island”, përpara se të përmendte ato që ai refuzoi.

“Ata donin që unë të luaja një tregtar droge që po shkonte me vajzat e shkollës së mesme”, tha Bronson për rolin në seritë e “Euphoria”.

Action Bronson (Foto: Instagram)

Në fillim të këtij viti, Action Bronson publikoi një album të ri të quajtur “Crocodrillo Turbo”.

Në një prononcim për albumin dhe titullin e tij, ai tha: “Këtë album e kam krijuar për herë të parë teksa isha në ujë. Kam kaluar një pjesë të jetës time në ujë. Unë jam thjesht një njeri i ujit. Unë kam lindur në ujë, jam një shenjë uji”.

Lexo po ashtu Reperi shqiptar me famë botërore, Action Bronson publikon librin e tretë

“Euphoria” ndërkohë ka nisur përgatitjet për një sezon të tretë në HBO.

Action Bronson (Foto: Getty Images)

Francesca Orsi nga HBO tha: “Sam, Zendaya dhe i gjithë kasti dhe ekipi i Euphoria e kanë çuar sezonin e dytë në lartësi të jashtëzakonshme”.

“Nuk mund të ishim më të lumtur të punonim me këtë ekip të talentuar, jashtëzakonisht të talentuar apo më të emocionuar për të vazhduar udhëtimin tonë me ta në sezonin e tretë”. /Telegrafi/

Action Bronson (Foto: Getty Images)
Exit mobile version