Reperi shqiptar, i cili po bën karrierë kryesisht në Shtetet të Bashkuara të Amerikës, nuk ndalet së dëshmuari prejardhjen shqiptare.
Action Bronson së fundi ka publikuar një fotografi teksa shihet pranë një mashkulli, i cili ka të veshur në fanellë të kuqe me shqiponjën dykrenore.
Natyrisht, kjo nuk ka mundur t’iu ikë fansave të reperit, të cilët e kanë komplimentuar me këtë rast reperin.
Ndryshe, Bronson që në jetën e përditshme quhet Arian Asllani, ka një ndër emisionit më të shikuara të përgatitjes së ushqimeve, ku herë pas here përgatit edhe ushqime tradicionale shqiptare. /Telegrafi/