Telegrafi

Action Bronson duke bërë pite me hallën e tij (Video)

Arian Asllani, ndryshe i njohur me emrin artistik, Action Bronson, ka bërë bujë në Amerikë për aspektin muzikor dhe jo vetëm.

Reperi që po lë gjurmë në hip hopin amerikan, njihet edhe për një zanat tjetër.

Pas intervistës që dha me Rita Orën të cilës i pranoi se do t’i gatuante flija, Telegrafi sjell një video tjetër të reperit shqiptar, tash duke gatuar pite.

Albumi “Mr. Wonderful” tashmë është lansuar dhe fansat e hip hopit e kanë pritur shumë mirë transmeton Telegrafi, teksa sukseset nuk do të ndalen për reperin që kurrë nuk e fsheh faktin se është shqiptar. /Telegrafi/