Telegrafi

Action Bronson detyrohet ta ndërpresë koncertin: U verbova dhe çorientova nga dritat skenike

Action Bronson (Foto: Earl Gibson III/Getty Images/Guliver)

Action Bronson është detyruar ta ndërpresë koncertin e tij në Kanada për shkak të pengesës që i kanë shkaktuar dritat skenike dhe ka shkuar në spital për të bërë një kontroll.

Reperi me origjinë shqiptare ishte duke performuar në ‘Algonquin Commons Theatre’ në Ottawa të Kanadasë të hënën mbrëma, pasi ishte “verbuar” nga veprimi i dritave të forta – transmeton TMZ.

Ai menjëherë i ka mbuluar sytë me duar dhe është tërhequr duke u larguar nga skena, ndërsa dukej i çorientuar.

Bronson u kthye për një këngë tjetër, mirëpo i tha publikut se po shihte drita dhe duhej të shkonte për kontroll.

Në një postim në Twitter, reperi ka thënë se ishte “verbuar dhe çorientuar” nga ndezja e dritës skenike, prandaj e ka pasur të pamundur që ta përfundojë koncertin.

“Tash po ndihem më mirë, faleminderit. Këto gjëra nuk duhet të jenë kurrë më afër meje, ishte shumë keq. Jini më të kujdesshëm”, ka shkruar Arian Asllani.

Koncerti i tij i radhës do të mbahet të shtunën në Festivalin Kombëtar të Kanabisit në RFK Stadium në Washington. /Telegrafi/