Site icon Telegrafi

Aco Kolevski zgjedhet kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik

Aco Kolevski është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit të Prokurorëve Publik në Maqedoninë e Veriut.

Ai e mori mbështetjen njëzëri nga anëtarët e Këshillit në seancën e sotme, ndërsa nuk kishte kundërkandidat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aco Kolevski është anëtar i Këshillit nga muaji shkurt i vitit të kaluar, kur u zgjodh nga radhët e prokurorëve publik dhe erdhi në vend të Ljubomir Joveskit, i cili e mori pozitën e kryeprokurorit shtetëror.

Kolevski do ta zëvendësojë kryetarin e deritanishëm Kole Shterjev, i cili e mori funksionin më 31 gusht të vitit 2017.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik zgjedhet nga anëtarë me votim të fshehtë. Mandati i tij është dy vjet dhe nuk ka të drejtë të rizgjedhjes./Telegrafi/

Exit mobile version