Është zhvilluar ceremonia e “American Country Music Awards 2022” (ACMs).
Edicioni i 57-të i shumëpritur i çmimeve vjetore u organizua të hënën në stadiumin Allegiant në Las Vegas.
Admiruesit e muzikës ‘country’ panë disa nga performancat e yjeve të këtij zhanri përfshirë: Carrie Underwood, Eric Church, Jason Aldean, Luke Bryan, Thomas Rhett dhe Chris Stapleton.
Parton, e cila mbylli mbrëmjen duke ia kushtuar të gjithë spektaklin Ukrainës, realizoi një duet me Kelsea Balerinin. Përveç kësaj, Kelly Clarkson bëri një nderim të përzemërt për Parton gjatë shfaqjes.
Para transmetimit të shfaqjes live, dy fitues ishin shpallur tashmë: Parker McCollum fitoi ‘artistin e ri mashkull të vitit’ dhe Lainey Wilson u emërua ‘artistja e re femër e vitit’.
Lista e plotë e fituesve të këtij viti:
Argëtuesi i vitit: Miranda Lambert
Artistja femër e vitit: Carly Pearce
Artisti mashkull i vitit: Chris Stapleton
Dyshja e vitit: Brothers Osborne
Grupi i vitit: Old Dominion
Artisti i ri mashkull i vitit: Parker McCollum
Artistja e re femër e vitit: Lainey Wilson
Albumi i vitit: “Dangerous: The Double Album” – Morgan Wallen
Kënga solo e vitit: “If I Didn’t Love You” – Jason Aldean, Carrie Underwood
Kënga e vitit: “Things A Man Oughta Know” – Lainey Wilson
Videoja muzikore e vitit: Elle King dhe Miranda Lambert
Ngjarja muzikore e vitit: Carly Pearce dhe Ashley McBryde. /Telegrafi/