Telegrafi

Acidi yndyror i lidhur me demencën

Testimet në minj kanë treguar se me uljen e nivelit të acidit kyç yndyror në hipokampus me ndihmën e enzimat të quajtur PLA2, mund t’i lehtësojë vështirësitë e të mbajturit mend dhe çrregullimeve në sjellje, të cilat janë pasojë e sëmundjes Alzheimer.

Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë kanë shtuar se mbi nivelin e acideve yndyrore në tru mund të veprohet me anë të ushqimit dhe me anë të barnave.

Hapi i ardhshëm për vërtetimin e këtij zbulimi në kontrollimin e sëmundjes Alzheimer është të shikohet nëse e njëjta gjë ndodh edhe te njerëzit.