Telegrafi

Acidi folik parandalon hipertensionin

Hulumtuesit kanë përcjellë shprehitë ushqimore të mbi 150 mijë grave të cilat nuk kanë pasur probleme me tensionin e gjakut. Ato janë ndarë në dy grupe: nga mosha 26 deri në 46 dhe nga 43 deri në 70 vjeçe, dhe janë përcjellë për një varg faktorësh shëndetësor.

Rezultatet kanë treguar se gratë të cilat kanë konsumuar 800 ose më shumë mikrogramë acid folik kanë pasur 30 për qind rrezik më të ulët për t’u prekur nga hipertensioni krahasuar me gratë të cilat kanë konsumuar 200 ose më pak mikrogramë acid folik në ditë.

Gratë më të moshuara të cilat kanë konsumuar doza të larta të kësaj vitamine kanë pasur 13 për qind më pak gjasa për të zhvilluar hipertension, krahasuar me ato që kanë konsumuar më pak.

Acidi folik, i njohur edhe si vitamina B9, është i pranishëm në një varg ushqimesh si agrumet, domatet, perimet gjethegjelbra (spinaqi, marulet), pastaj fasulet dhe drithërat.

Acidi folik preferohet veçanëtish gjatë shtatzënisë, pasi ndihmon zhvillimin e fetusit dhe parandalon shfaqjen e defekteve të lindjes. /Mjeku.Net/Telegrafi/