Telegrafi

Acidi folik ndihmon vetëm femrat?

Hulumtimi i zhvilluar në 52 mijë meshkuj dhe 57 mijë gra të moshës nga 55-74 vite, ka treguar se konsumimi ditor i 253,3 µg acidi folik, ul rrezikun nga karcinoma e pankreasit për deri në 50%, por vetëm te femrat.

Te meshkujt nuk është vërejtur kurrfarë dallimi në raport me grupin kontrollues, që nuk ka marrë sasi të folateve.

Efekti i tillë i acidit folik i përshkruhet aftësisë së tij për të kontrolluar metilimin, sintezën dhe riparimin e ADN-së./Telegrafi/