Telegrafi

Acidi folik kundër alergjisë dhe astmës?

Shkencëtarët kanë analizuar nivelin e acidit folik në gjak dhe simptomat e alergjisë, dhe nivelin e antitrupave IgE (të cilët janë përgjegjës për shfaqjen e alergjisë) te më shumë se 8.000 njerëz të moshave ndërmjet 2 dhe 85 vjeç.

Hulumtimet kanë treguar se personat me nivel më të lartë të acidit folik kanë më pak antitrupa IgE, më pak reaksione alergjike dhe prirje më të vogël për zhvillimin e astmës.

Mekanizmi i saktë i veprimit të acidit folik si anti-alergjik nuk është sqaruar ende, prandaj marrja e preparateve të acidit folik me qëllim për parandalimin e alergjisë dhe astmës ende nuk është rekomanduar nga autorët e studimit.