Telegrafi

Acidi folik dhe masa e të porsalindurit

Rezultatet kanë treguar se acidi folik kishte ndikuar në mënyrë më të mirë mbi masën e foshnjës nëse ishte marrë para se femra të mbetet shtatzënë.

Në këto raste foshnjat kishin peshuar për 60 gramë më shumë se foshnjat e nënave të cilat nuk kishin marrë acid folik.

Ndikimi pozitiv i acidit folik është vërejtur edhe te femrat të cilat kishin filluar të merrnin preparate të kësaj vitamine pasi kanë kuptuar se janë shtatzëna, mirëpo efekti ishte pak më i vogël.