Telegrafi

Acidet omega-3-yndyrore mbrojnë nga kanceri i gjirit

Shtimi i konsumimit të acideve omega-3-yndyrore shkakton ndryshime epigjenetike ‘in utero’ (në mitër) dhe më vonë gjatë gjidhënies, dhe në këtë mënyrë mbron nga karcinoma e gjirit.

Studimi është realizuar te minjtë eksperimentalë, ndërsa është vërejtur se pasardhëset e minjve, nënat e të cilëve kishin konsumuar ushqim të pasur me acide omega-3-yndyrore ishin sëmurë më pak nga karcinoma e gjirit, në krahasim me ato nënat e të cilave kishin konsumuar acide omega-6-yndyrore.

Po ashtu, ndryshime epigjenetike në indin e gjirit shkakton edhe ushqimi i shtatzënave i pasur me substanca lipoproteinike (metionin, kolin, folat, vitamin B12).

Konkludimi i këtij studimi është që me anë të ushqimit mund të parandalohet zhvillimi i kancerit të gjirit te pasardhëset femra, që është shumë me rëndësi, duke qenë se mund të ndikojë te sëmundja që në periudhën kur fetusi është akoma në mitër. /Telegrafi/