Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Johns Hopkins gjatë një viti kanë përcjellë ushqimin e konsumuar te 2.391 pjesëmarrës në studim, të moshave ndërmjet 65 dhe 84 vjeçare.
Rezultatet kanë treguar se ‘degjenerimi makular senil’ është shumë e shpeshtë te njerëzit të cilët konsumojnë shumë pak peshk dhe shumë pak ushqime të tjera që përmbajnë acide omega-3 yndyrore.
Shkencëtarët pohojnë se studimet e mëparshme kanë treguar prani të përqendrimit të lartë të acideve omega-3 yndyrore në retinën e syrit.
Ndërkaq, eksperimentet me kafshë kanë treguar se acidet omega-3 yndyrore zvogëlojnë dukshëm rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve tjera të syrit. /Telegrafi/