Këto të dhëna janë nxjerrë nga një studim i ri që është zhvilluar në minj dhe që është botuar në revistën shkencore British Journal of Nutrition.
Acidet omega-3 lidhen me një varg dobish shëndetësore ku përfshihet edhe ulja e rrezikut nga sëmundjet kardio-vaskulare dhe disa lloje të kancerit, rritja e suksesshme e fëmijës gjatë shtatzënisë, ndërsa efekti pozitiv i tyre shfaqet edhe në nyje dhe gjendjen shpirtërore.
Sipas studimit të fundit, kafshët të cilat kanë konsumuar DHA kanë pasur përbërje më të lartë minerale dhe dendësi më të madhe në eshtra. Shkencëtarët mendojnë se DHA është e patjetërsueshme për zhvillimin e eshtrave pasi besohet se është një prej elementëve kyç për të ndërtuar palcën kockore. /Telegrafi/