Edhe pse acidi folik është i patjetërsueshëm në tremujorin e parë, periudha kur zhvillohet sistemi nervor i foshnjës së ardhshme, shkencëtarët hungarez pohojnë se acidi folik ka dobitë e veta edhe në tremujorin e fundit.
Hulumtimi ka treguar se përdorimi i përditshëm i acidit folik ka rezultuar me ulje prej 7% të rrezikut të lindjes së parakohshme, ndërsa është gjetur edhe një lidhje pozitive në mes të peshës së foshnjës së lindur./Telegrafi/