Maksim Acevski, Drejtor i Entit Shtetërorë për Revizion për “Top Tema”, deklaroi se Prokuroria Publike ka kërkuar ndihmë nga ESHR për konstatim të proceduarave të caktuara të cilat janë kryer në Prokurorisë Speciale Publike në lidhje me pagat dhe bonuset që kanë fituar prokurorët dhe nëse ato ishin në përputhje ose në kundërshtim të të njëjtave.
“Ka pasur disa kërkesa të caktuara nga prokuroria ku kërkojnë ndihmë nga Enti Shtetërorë për Revizion që të ndihmojë në mënyrën e konstatimit të procedurave të caktuara nëse ato janë brenda ligjit apo në kundërshtim me ligjin”, thotë Acevski.
Ai beson se nuk ka nevojë të kryhet revizion i plotë i subjektit i cili nuk ekziston më dhe se nuk ka se kujt ti dërgohen rekomandimet nga ajo që do të konstatohej./Telegrafi/