Telegrafi

Acer, të gjithë në një me Aspire Z5761

 
Ky model është i pajisur me ekranin e ndjeshëm me 23 inç Full HD 1080p, i cili ka rezolucion me 1920 x 1080 piksel, dhe i njëjti mund të integrohet me procesorin e llojit Intel Core i5-2400S, i5-2500S ose atë Core i7-2600S, bashkë me 8GB RAM në maksimum. 
 
Grafika e këtij modeli të kompjuterit personal mund të integrohet me Intel HD Graphic apo NVIDIA’s GeForce GT440, GT435M dhe GT420 dhe me opsionet e ruajtjes së të dhënave në 1.5TB hard disk, duke përfshirë edhe opsionet për TV Tuner. 
 
Karakteristikat tjera të Aspire Z5761 përfshijnë edhe portin 8 x  USB, Wi-Fi 802.11b/g/n, Bluetooth 2.1, Ethernet Gigabit LAN, kufjet 5W stereo me Dolby Home Theater v4, si dhe Blu-ray diskun me krejt sistemin e plotë operativ Windows 7 Home, që është opsional. 
 
Aspire Z5761 do të jetë në dispozicion për blerje gjatë muajit maj, ndërsa çmimi i tij do të jetë 799 funte, duke përfshirë edhe tatimin mbi vlerë të shtuar. / Telegrafi /